Sot ka ndërruar jetë Riza Gjakova-Riska nga Peja, njeriu që ka kontribuar për basketbollin pejan dhe atë kosovar në përgjithësi, para dhe pasluftës.
I ndjeri Gjakova me vite të tëra ishte pjesë e rëndësishme e KB Peja, ku edhe për një kohë ishte sekretar i kësaj skuadre.
Basketbolli kosovar ka mbetur pa një figurë të rëndësishme të saj, si dhe pa një njeri që dha aq shumë për sportin kosovar.
Riza Gjakova - Riska ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare, ndërsa varrimi i të ndjerit bëhet sot nga ora 17:00 në varrezat e qytetit në Pejë.
FBK i shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta familjes Gjakova.