11 Qershor 2017
Në moshën 72 vjeçare vdiq Tafil Hoxha, ish gjyqtar dhe vëzhgues dhe punëtor shumëvjeçar i basketbollit dhe sportit.
Tafil Hoxha ka qenë gjyqtar republikan në ish Jugosllavi dhe për shumë vjet e ka ndarë drejtësinë në liga republikane dhe liga federative të femrave.
Pas mëvetësimit të sportit të Kosovës, në vitet e 90-ta ka qenë vëzhgues i ndeshjeve dhe anëtar i trupave dhe komisioneve të ndryshme në FBK.
Si vëzhgues i ndeshjeve është angazhuar edhe pas luftës deri para disa viteve.