6 Maj 2014
KB Besa ka njoftuar Komesarin e Garave të FBK-së se nuk është në gjendje të organizojë ndeshjen e mbetur të Javës së XXIV kundër Sigal Prishtinës që është paraparë të zhvillohet më 7 maj 2014.
Sipas njoftimit zyrtar nga klubi pejan, është dhënë arysetimi se KB Besa është në gjendje të rëndë financiare dhe se nuk kanë marrë mjetet financiare nga sponsorët e tyre, që pamundëson organizimin e ndeshjes.
Ndeshja pritet që të regjistrohet 20-0 në të mirë të Sigal Prishtinës, derisa Besës nuk do t'i takojë as pika e humbësit.