Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Ndeshja e fundit në grupe për Mabetex Prishtinën

  • Ndeshja e fundit në grupe për Mabetex Prishtinën
4 Dhjetor 2019

Kampionia e Kosovës në basketboll për femra, Mabetex Prishtina të enjten (nesër) do të zhvillojë ndeshjen e fundit në grupe të FIBA EuroCupWomen. 

Basketbollistet prishtinase janë mysafire të Besiktas-it në përballjen që zhvillohet në Turqi nga ora 17:00. 

Skuadra turke ka dy fitore dhe tri humbje, kurse prishtinaset pesë humbje nga po aq ndeshje, por kujtojmë se kjo është hera e parë që një skuadër nga Kosova është pjesëmarrëse në një garë të nivelit të tillë. 

Skuadra prishtinase do të mundohet në ndeshjen e fundit në grup të ketë një paraqitje të mirë.  

Synimi i Mabetex Prishtinës nga fillimi ka qenë që të fitojë përvojë ndërkombëtare në një garë shumë të fortë evropiane, derisa ndodhej në një grup të vështirë me Besiktas-in dhe dy skuadrat ruse MBA Moscow dhe Sparta & k M. R. Vidnoje.