Me ballafaqimin ndërmjet Trepçës dhe Pejës që do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 18:00 do të nis xhiroja e XXVIII në Superligën e Kosovës në basketboll, për të vazhduar më pas me duelin në Therandë, ku do të takohen Golden Eagle Ylli dhe Sigal Prishtina duke filluar nga 19:00. Ndërkaq në Prizren, Bashkimi është nikoqir i Vllaznimit, ndeshje kjo që gjithashtu do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 19:00.
Sigal Prishtina, Peja dhe Bashkimi pritet që pa ndonjë problem të madh t’i kalojnë edhe pengesat e fundit, pasi kjo është xhiroja e fundit e edicionit të rregullt dhe më pas do të startoj “play-off”-i, ku padyshim se na presin ndeshje mjaft interesante dhe me basketboll cilësor.