Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Ndeshje mjaft interesante në start të Ligës U-16 për vajza

  • Ndeshje mjaft interesante në start të Ligës U-16 për vajza
19 Nëntor 2016

Sot janë zhvilluar ndeshjet e para të Ligës U-16 në konkurrencën e femrave, të cilat kanë qenë mjaft interesante dhe me rivalitet të theksuar.

Organizatore e turneut të parë të Grupit A ka qenë skuadra e Prishtinës, kurse e Grupit B, ekipi i Kalajës nga Prizreni.

Në ndeshjet e luajtura të Grupit A duhet veçuar përballjen në mes Vushtrria Basket dhe Prishtinës, ku u desh të zhvillohen edhe pesë minuta shtesë për t’u përcaktuar fituesi i këtij dueli, e që ishte skuadra nga Vushtrria. Në ballafaqimin tjetër Kastrioti pati punë të lehtë me vashat e reja të klubit të Gjilanit, United Basketball, derisa ndeshja e paraparë të luhej në mes Dritës dhe Trepçës nuk është zhvilluar, për shkak se ekipi nga Gjilani nuk kishte udhëtuar për në Prishtinë, edhe pse e kishte paraqitur skuadrën për të garuar në këtë ligë.

Edhe në Grupin B janë zhvilluar ndeshje me rivalitet, ku Junior 06 e ka mposhtur vetëm me një pikë avantazh nikoqirin, Kalajën, derisa Penza ka triumfuar në përballje me skuadrën tjetër nga Prizreni, New Basket.

Grupi A

Vushtrria Basket – Prishtina        58:56

Kastrioti – United Basketball       74:18

Drita – Trepça         nuk është zhvilluar

Grupi B

Kalaja – Junior 06 36:37

New Basket – Penza          27:34