Te nderuar,
Ju informojme se gjate shtypjes se Propozicioneve te garave per edicionin e radhes 2013/2014 eshte bere nja leshim teknik ne nenit 23 te PG. Nenin i permiresuar dhe aprovuar pas ndryshimit te fundit thote:
Neni 23
Për të gjitha ndeshjet lejohet të luajnë 12 lojtarë,të paraqitur në protokollin e ndeshjes prej tyre mund të janë deri (4)katër lojtarë të huaj dhe të tjerët me status vendori.
Angazhimi i lojtarëve të huaj – numri i tyre i lejuar,koha e duhur dhe e përshtatshme për angazhim.
Superliga:
Çdo skuadër ka të drejt të regjistrojë në FBK deri katër(4)lojtarë të huaj.
Inkuadrimi i tyre në lojë në Superligë:
- Skuadrat kanë të drejtë paraqitje në protokollin e ndeshjes deri katër(4)lojtarë të huaj.
Në (gjatë)ndeshje/s të Superligës së Kosovës,kanë të drejt angazhimi gjithherë deri tre (3) lojtarë të huaj në pesëshe, nga të paraqiturit në protokollin e ndeshjes.
- Mos respektimi i alines 3 të po këtij neni, trajneri apo personi i autorizuar për udhëheqjen e ndeshjes do të ndëshkohet në bazë të nenit 53 D/2.
Ballkan Liga:
- Pjesëmarrësi jonë në Ligën Ballkanike(BIBL) mund t’i aktivizojë njëkohësisht në pesëshe të ndeshjes që të katër lojtarët e huaj që i regjistron në FBK-sipas rregullores së BIBL.
- Afati i fundit i regjistrimit të lojtarëve të huaj, 72 orë para fillimit të rrethit të katërt të garave të Superligës.
- Skuadrat kanë të drejt regjistrimi në FBK deri dy lojtar shqiptar jo kosovar, me status të lojtarit vendor,sipas vendimit të Bordit të FBK-së i mbledhjes së datës 15.02.2013.
Me respekt,
Bajrush Ademi
Komesar i Garave