Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Në fundjavë është mbajtur Klinika për gjyqtarë dhe vëzhgues të basketbollit

  • Në fundjavë është mbajtur Klinika për gjyqtarë dhe vëzhgues të basketbollit

11 Janar 2016

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me Shoqatën e Gjyqtarëve (SHGJFBK) në fundjavën që e lamë pas (9-10 Janar 2016) e ka organizuar Klinikën për të gjithë gjyqtarët dhe vëzhguesit  e saj.

Qëllimi i organizimit të kësaj Klinike ka qenë avancimi në ndarjen e drejtësisë sa më të mirë nga gjyqtarët dhe mbarëvajtja sa më e mirë e garave në të gjitha ligat e FBK-së.

Në Klinikë të pranishëm kanë qenë rreth 60 pjesëmarrës (gjyqtarë dhe vëzhgues), derisa ky aktivitet është udhëhequr nga instruktori nacional i FIBA-s, Faton Kurshumlija.

Në  Klinikë  është  punuar  sipas  planit dhe progarameve  më  të  reja   të  FIBA-s  për    avancimin  e  gjyqtarëve, ndërsa është bërë edhe testimi  me shkrim  si  dhe  mbajtja e  punës  praktike  në  palestër.

Krahas Kurshumlisë në këtë Klinikë ka ligjeruar edhe profesor Lorik Ramaj, i cili është përqëndruar në përgatitjen fizike të gjyqtarëve të FIBA-s.