Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Në fundjavë nis stinori pranveror në Ligën e Femrave

  • Në fundjavë nis stinori pranveror në Ligën e Femrave
8 Shkurt 2019

Me ndeshjet e xhiros së X-të në Ligën e Femrave do të nis stinori pranveror në Ligën e Femrave në basketboll, në të cilin pritet rivalitet i madh ndërmjet Bashkimit, Prishtinës dhe Penzës, që janë edhe pretendentët kryesor për titull e kampionit dhe trofeun e Kupës së Kosovës.

Bashkimi dhe Prishtina me nga dy amerikane në përbërjen e tyre pritet të sjellin cilësi dhe rivalitet të theksuar në elitën e basketbollit femëror në vendin tonë.

Të shtunën me fillim nga ora 15:30 në kryqytet, Drita do të ballafaqohet me Prishtinën, kurse të dielën Sfera do të takohet me Vëllaznimin në 12:00 në Skenderaj, derisa Vushtrria e pret Bashkimin në 12:00, si dhe me fillim nga ora 17:00 do të takohen Kastrioti dhe Penza në Pejë, ndërsa Trepça është skuadra që pushon në këtë xhiro.

Bashkimi kryeson në renditjen tabelare me 16 pikë, ku nga 8 ndeshje ka po aq fitore, i ndjekur nga Penza me 15 pikë, me bilanc prej 7 fitore e 1 humbje, kurse Prishtina është e treta me 14 pikë, 6 fitore e 2 humbje dhe në pozitën e katërt është Trepça me 12 pikë, 4 fitore e 4 humbje, aq sa kanë edhe Kastrioti në pozitën e pestë dhe Vëllaznimi në të gjashtën.