Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Në Prizren definohet lideri

  • Në Prizren definohet lideri
24 Tetor 2014

Në Prizren të dielën takohen Kosova e Re Bashkimi dhe Sigal Prishtina. Ndeshja është derbi i xhiros së katërt të ETC Superligës dhe njëkohësisht dueli ndërmjet dy ekipeve që nuk kanë pësuar asnjëherë në tri xhirot e para. Pas fitoreve ndaj Golden Eagle Yllit, Besës dhe Kastriotit, Kosova e Re Bashkimi në duel me Sigal Prishtinën do ta ketë testin më të vështirë të pjesës së parë të sezonit dhe jo do të jetë ndeshja ku mund te matet progresi i vërtetë i ekipit prizrenas. Në anën tjetër Sigal Prishtina ka mposhtur Vëllaznimin, Pejën dhe Besën në ETC Superligë si dhe Vllazninë dhe Mornarin në ligën BIBL dhe në Prizren kërkon të vazhdojë serinë e fitoreve.

Siç dihet këto dy ekipe para fillimit të këtij sezoni pikërisht në Palestrën Sezai Surroi janë takuar në ndeshjen e Salamadner Superkupës dhe Sigal Prishtina në atë ndeshje kishte shënuar fitore me rezultat 82:79.

Ndeshja ndërmjet Kosova e Re Bashkimit dhe Sigal Prishtinës zhvillohet të dielën dhe fillon në ora 19:30.

Në Suharekë, ekipi i Golden Eagle Ylli pitet që edhe një herë ta mbushë plot me shikues palestrën 13 qershori meqë pret ekipin e Pejës.

Humbja nga Sutjeska në ligën BIBL ishte e dhimbshme për Pejën meqë e kishte ndeshjen në dorë, mirëpo, në Suharekë ky ekip do të kërkojë që të këndellet dhe ti kthehet fitoreve.

Golden Eagle Ylli ndërkaq, do të tentojë që ti shmanget një starti prej 3 humbje në katër ndeshjet e para, edhe pse fitorja ndaj Pejës nuk do të jetë mision i lehtë për këtë ekip.

Golden Eagle Ylli dhe Peja ballafaqohen në Suharekë të shtunën më fillim në ora 20:00.

Trepça pas humbjes nga Peja, tani është nikoqir i ekipit tjetër nga qyteti i Pejës, Besës. Trepça në Drenas e ka mposhtur Vëllaznimin dhe në ndeshje me besën do të jetë në përbërje të plotë, kështu që kërkon fitoren dhe hyn si favorit.

Në anën tjetër Besa ka tri humbje në tri ndeshje, por besohet se ka një ekip më cilësorë sesa që mund të nënkuptohet nga radhitja në tabelë dhe do të kërkojë befasinë duke fituar si mysafir i ekipit me të cilin sezonin e kaluar zhvilloi duele shumë interesante.

Kjo ndeshje zhvillohet të dielën në ora 17:00 në Drenas.

Ekipi tjetër që ka tri humbje nga tri ndeshje, Kastrioti, është nikoqir i Vëllaznimit. Ekipi gjakovar mezi e mposhti Yllin xhiron e kaluar për të arritur fitoren e parë dhe do të kërkojë që të hyjë në seri të fitoreve para ndeshjeve më të vështira për në IPKO Kupë dhe ETC Superligë.

Ndërkohë Kastrioti në start të sezoni po ballafaqohet me probleme të shumta dhe një fitore është ajo që i duhet për tu ngjallur pak, kështu që motivi i lojtarëve në këtë ndeshje nuk rpitet të mungojë.

Ndeshja zhvillohet në Ferizaj, të dielën në ora 20:00.