Sot Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dhe Komuna e Pejës e kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi.
Ky Memorandum Bashkëpunimi ka për qëllim sigurimin e kushteve sa më të mira për zhvillim të basketbollit ndër kategori të reja në Komunën e Pejës, me përkrahjen e Komunës dhe FBK-së.
Komuna ka marr përsipër sigurimin e dy palestrave sportive cdo ditë nga 5 orë në ditë duke përfshirë këtu të dyja konkurrencat, meshkuj dhe femra.
Komuna gjithashtu e ka marr përsipër angazhimin dhe kompensimin e trajnerëve të shkollës së basketbollit, të cilët do të punojnë në bazë të programeve të FBK-së.
Ndërkaq FBK ka marr përsipër mbikëqyrjen e punës së shkollës së basketbollit nëpërmjet koordinatorit të FBK-së për kategori të reja, Chris Dial.
Memorandumi i Bashkëpunimit është nënshkruar sot nga kryetari i FBK-së, Erolld Belegu dhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Ky lloj Memorandum Bashkëpunimi pritet të shërbejë në të ardhmen si një model edhe për Komunat e tjera.
FBK është shumë e entuziazmuar me përkrahjen e Komunës së Pejës për këtë projekt, i cili për federatën dhe basketbollin kosovar në përgjithësi do të thotë shumë duke e marr parasysh faktin se gjeneratat e reja janë prioritet për FBK-në.