Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Nënshkruhet Memorandumi i bashkëpunimit mes Agjencionit të Kosovës për Anti-Doping dhe FBK-së

  • Nënshkruhet Memorandumi i bashkëpunimit mes Agjencionit të Kosovës për Anti-Doping dhe FBK-së
10 Dhjetor 2020

Federata e Basketbollit e Kosovës ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Agjencionin e Kosovës për Anti-Doping.

Komiteti Olimpik i Kosovës, përmes Agjencionit të Kosovës për Anti-Doping, së bashku me Federatën e Basketbollit të Kosovës, mbështesin vlerat olimpike dhe integritetin në sport duke ndarë luftën kundër dopingut në shërbim të mirëqenies së shëndetit të sportistëve dhe parandalimit të pasojave nga substancat dopinguese. Agjencioni i Kosovës për Anti-Doping (KosADA), si autoritet vendor për luftimin dhe parandalimin e dopingut në sport, ndihmon dhe zhvillon aktivitetin e saj në pajtueshmëri dhe përbrenda Federatës së Basketbollit të Kosovës, përmes:

- Organizimit të fushatave edukative dhe vetëdijësuese kundër dopingut në sport për sportistë, trajnerë, dhe të tjerë, të të gjitha grupmoshave;

- Organizimit të takimeve, konferencave apo seminareve për çështje që lidhen me parandalimin dhe luftën kundër dopingut në sport;

- Shpërndarjes së materialit informues dhe vetëdijësues për çështje që lidhen me parandalimin dhe luftën kundër dopingut në sport;

- Monitorimit dhe mbledhjes së informacioneve për masat e ndërmarrura nga Federata e Basketbollit e Kosovës në parandalimin dhe luftën kundër dopingut në sport;

- Organizimit të procedurave dhe marrjes së mostrave për testimin e dopingut tek sportistët;

- Bashkëpunimit me Asociacionet, anëtare e së cilave është Federata e Basketbollit e Kosovës, si dhe me organizatat tjera ndërkombëtare anti-doping për zbatimin e masave që lidhen me parandalimin dhe luftën kundër dopingut në sport;

- Sanksionimit të sportistëve dhe personave të tjerë për shkeljen e rregullave të antidopingut, në përputhje me dokumentet bazë si: Kodi i WADA-s (angl: Code of WADA), Lista e substancave të ndaluara nga WADA (angl: Prohibited List of WADA) dhe rregulloreve tjera përcjellëse nga WADA;

Nënshkrimi i këtij Memorandumi të bashkëpunimit, nënkupton që të dy palët e pranojnë bashkëpunimin si të obligueshëm me qëllim të përmbushjes së detyrimeve ndaj WADA-s dhe organizatave tjera që bëjnë parandalimin dhe luftën kundër dopingut në sport.

Marrëveshja është nënshkruar nga kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe Dr. Gëzim Murseli, koordinator, Agjencioni i Kosovës për Anti-Doping.