Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit mes MKRS-së dhe FBK-së

  • Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit mes MKRS-së dhe FBK-së
7 Prill 2020

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka nënshkruar sot pesë memorandume bashkëpunimi.
Këto memorandume bashkëpunimi u nënshkruan me Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK), Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), Federatën e Volejbollit të Kosovës (FVK), dhe Federatën e Hendbollit të Kosovës (FHK), thuhet në njoftimin e MKRS-së.
Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, ka nënshkruar memorandumin për përkrahje financiare.
Ministrja Vlora Dumoshi, me këtë rast tha se përkrahja e MKRS-së për Komitetin Olimpik dhe katër federatat ju mundëson atyre të kenë planifikim më të mirë të aktiviteteve dhe të realizojnë programin e tyre në mënyrë më të suksesshme.
“Memorandumet që nënshkruam sot me KOK-un, FFK-në, FBK-në, FVK, dhe FHK-në, përcaktojnë nivelin e përkrahjes për këto organizata sportive. Kjo përkrahje bëhet në bazë të meritave të cilat janë përcaktuar me rregullore. Vetë mekanizmat që e organizojnë dhe zhvillojnë fushën e sportit në vendin tonë e kanë përcaktuar, dhe poashtu në MKRS në këtë kohë pandemie do vazhdojmë të jemi sa më afër sportistëve tanë”, u shpreh ndër të tjera ministrja Dumoshi.
Ajo tha se do të angazhohet që edhe në vazhdimësi ta mbështesë sportin në vend në mënyrë që t'ju krijohen lehtësira sportistëve dhe trajnerëve që t’i realizojnë qëllimet dhe të arrijnë suksese nëpër gara vendore dhe ndërkombëtare.
Ndërkaq, përfaqësuesit e organizatave të cilat nënshkruan memorandumet u shprehën të lumtur për nënshkrimin e këtyre memorandumeve duke falënderuar ministren për mbështetje në këtë kohë pandemie dhe premtuan që do vazhdojnë të punojnë fuqishëm që të sjellin në vend çmim dhe medalje të ndryshme.