Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Neziri: Ndjenjë e veçantë të luash për Kosovën, qëndroni aktiv dhe pozitiv

  • Neziri: Ndjenjë e veçantë të luash për Kosovën, qëndroni aktiv dhe pozitiv
8 Qershor 2020

Trajnerët dhe lojtarët e Kosovës vazhdojnë të japin mesazhe që të jeni sa më shumë aktiv në këtë kohë pandemie, edhe pse janë pezulluar aktivitetet sportive për shkak të pandemisë Covid-19.

Për basketbollistët është e rëndësishme që të mbahet forma fizike dhe të jenë të përgatitur për edicionin e ri.

Leon Neziri është një basketbollist i talentuar që luan në Angli. Ai ka treguar si po stërvitet tani, çfarë ndjenjë është të luash për Kosovën dhe mesazhi për lojtarët.

“Përshëndetje. Unë jam Leon Neziri, basketbollist i Kosovës që luan në Angli. Për shkak të pandemisë, formën e trupit mundohem ta mbajë në kushte shtëpiake. Të luash për Kombëtaren e Kosovës është një ndjenjë emocionuese, sepse përfaqëson shtetin dhe jep maksimumin. Mesazhi im për lojtarët është që të jenë aktiv dhe pozitiv deri në fund të kësaj situate. Qëndroni të sigurt”, ka thënë Neziri me anë të një video mesazhi për faqen zyrtare të FBK-së.

https://www.facebook.com/watch/?v=665343194308422