Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Nga dita e tretë e kampit për gjyqtarë

  • Nga dita e tretë e kampit për gjyqtarë
10 Shkurt 2014

Vazhdoi punën në ditën e tretë kampi intensiv i gjyqtarëve fillestar dhe perspektivë të FBK-së në  bashkëpunim me SHGJ, ku në orët e paradites ka qene në program puna praktike me të dy grupet rreth mekanikës së dy dhe  tre gjyqtarë, ku  kujdes të veçantë i është kushtuar kritereve, lëvizjeve në fushë, rotacionet, si dhe tregimi dhe përmisimi i  teknikës së gjyqëtarëve, duhet cekur që gjyqtarët  perspektiv sot i janë nënshtruar Psiko-Fitnes testit  dhe me shumë sukses kanë kaluar edhe këtë test.

Gjyqtarët iu nënshtruan edhe video-testit si dhe u diskutua rreth kritereve të cilat do të aprovohen në  ligat e basketbollit që organizohen nga FBK.

Më tej, u zhvillua edhe ndeshja e fundit kontrolluese  ku gjyqtarët fillestar treguan se janë të gatshëm për  të  marrë përgjegjësinë tash kur edhe pak ditë kanë  mbetur deri te fillimi i sezonit pranveror në  kategoritë e reja.

Duhet cekur që të gjitha ndeshjet e zhvilluara janë  xhiruar dhe mbase çdo ndeshje është bërë analiza e  gjykimit nga trajnuesit e FBK-së pjesmarrës në këtë kamp.

Para përfundimit të agjendës ditore Kordinatori Teknik Faton Kurshumlija mbajti edhe analizën e punës së  kampit, planeve dhe prejekteve të cilat i ka FBK-së për avancimin sa më të  mirë të gjyqtarëve, ku të  gjithë gjyqtarët njëzëri duke falenderuar FBK-së rreth punës-kushteve dhe kujdesit që është duke treguar për ta.

Kordinatori Teknik dhe SHGJFBK-së gjithashtu falenderojnë AKSP në Vushtrri për kushtet optimale që  ofruan për ta si dhe klubet e kategorive të reja Vushtrria Basket, Trepça, RTV 21 dhe Albabasket për ardhjen e tyre në kampin e gjyqtarëve dhe organizimin e ndeshjeve kontrolluese pa të cilët gjyqtarët nuk do ti kishin përmbushur planin dhe programin e  tyre.

Në orët e pasditës ekspedita e gjyqtarëve në mënyrë organizative u larguan nga AKSP në Vushtri.