Sot në mesditë filloj punën kampi intensiv i FBK-së për gjyqtarë perspektiv dhe ata fillestar.
Ne orët e para me të dyja grupet u punua rreth organizimit të ndeshjes (pre game), rregullave të basketbollit, kritereve të gjykimit, ku ligjeroi kordinatori Faton Kurshumlija dhe kryetari i SHGJFBK-së Alban Vula.
Në pjesen e dytë u mbajtën video-testimet ku gjyqtarët ne kohë shumë të shkurtër është dashur të japin përgjigjen e tyre.
Në pjesen e tretë gjyqtarët fillestar gjykuan ndeshjen kontrolluese ndërmjet VushtriaBasket - Trepça ne kategorinë e pionierve, dhe u punua në mekanikën me dy gjyqtarë, të vëzhguar nga Kurshumlia dhe Vula.
Gjyqtarët perspektiv punuan në mekanikën me tre gjyqtarë dhe njëherit u bë edhe analiza e punës praktike te udhehequr nga gjyqtari Xhelal Mumin dhe Alban Vula.
Në orët e mbramjes u bë analiza (feed back) me gjyqtarë fillestar për ndeshjen që gjykuan ku analizën e udheheqi kordinatori Faton Kurshumlija.