Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Nikoqirë dhe favoritë

  • Nikoqirë dhe favoritë
28 Tetor 2014

Ekipet kosovare Sigal Prishtina dhe Peja këtë mesjavë luajnë si vendës në ndeshjet e ligës ballkanike BIBL. Sigal Prishtina në Pallatin e Rinisë sot do të presë ekipin rumun Craiova. Ekipi vendës deri më tani ka fituar të gjitha ndeshjet në ETC Superligë dhe në ligën BIBL, kështu që si favorit hyn edhe në këtë ndeshje.

Kampioni i Kosovës pati një ndeshje jo të lehtë me Kosova e Re Bashkimin të dielën në Prizren, mirëpo, në ballafaqim me ekipin rumun ka motivim të veçantë meqë Craiova sezonin e kaluar në ligën BIBL kishte shënuar fitore në Prishtinë. Tani vendësit duken të gatshëm të mos lejojnë përsëritje të befasisë.

Craiova në ligën BIBL ka zhvilluar vetëm një ndeshje ku është mposhtur nga Kozhuvi si vendëse dhe do të kërkojë fitore në mënyrë që ti shmanget startit problematik. Ndërkaq me fitoren e tretë eventuale, në tri ndeshjet e para, Sigal Prishtina qartazi do të dëshmonte se kërkon që në fazën e dytë të garave të startojë si ekipi i parë nga grupi B.

Kjo ndeshje zhvillohet sot dhe fillon në ora 18:30.

Peja këtë xhiro mirëpret Teodon nga Tivari. Përderisa në ETC Superligë Peja ka treguar formë të mirë në ligën BIBL, nënkampioni i Kosovës ka shumë probleme në lojë, që i kanë kushtuar me humbje të dhimbshme kundër Mornarit në Bar.

Pas fitores së lehtë ndaj Yllit në ligën vendore, Peja do të kërkojë që para publikut të vet të shfaqet si ekip që mund ti luajë 40 minuta pa oscilime e telashe dhe të arsyetojë epitetin e favoritit në ndeshje.

Në anën tjetër, për Teodon kjo është ndeshja e dytë si mysafir në start të sezonit. Ky ekip është mposhtur me rezultat të ngushtë nga Rilski në ndeshjen e parë dhe do të kërkojë fitore në Pejë, që të mund të mbajë hapin me liderët e grupit.

Kjo ndeshje zhvillohet nesër dhe fillon në ora 19:30.