Njoftohen të gjitha klubet e kategorive të reja (juniorë, kadetë dhe pionierë) se prej sot dhe deri më 29 janar 2014 mund të bëjnë paraqitjen për garat e IPKO Kupës së Kosovës në basketboll për kategoritë e reja.
Hedhja e shortit për IPKO Kupën e Kosovës në basketboll do të bëhet të premten më 31 janar 2014 në zyret e reja të Federatës së Basketbollit të Kosovës, duke filluar nga mesdita, pra ora 12:00.
Paraqitja e klubeve për pjesëmarrje mund të bëhet te Komesari i Garave ose nëpërmjet e-mailit: kordinatori@basketbolli.com