Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Nisin grumbullimet për U-16 dhe U-18

  • Nisin grumbullimet për U-16 dhe U-18
16 Korrik 2015

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) nga java e ardhshme do të fillojë me grumbullimet e grupmoshave 1998/1999/2001, andaj fton të gjithë trajnerët anembanë Kosovës që t’i njoftojnë lojtarët e tyre të këtyre gjeneratave që të jenë prezent në stërvitjet që do të zhvillohen të martën, të mërkurën dhe të enjten (21/22/23. 07.2015) në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.

Kjo do të jetë faza e parë e grumbullimit për seleksionimin e Përfaqësueseve U-16 dhe U-18 me të cilat FBK synon që të marr pjesë në gara të Kampionateve Evropiane, në Divizionet përkatëse në vitin e ardhshëm.

Më poshtë do ta paraqesim orarin e zhvillimit të stërvitjeve të cilat do të mbahen në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë:

E martë (21.07.2015) – 1998/1999 prej orës 12:00 deri në ora 14:00

E mërkure (22.07.2015) – 1998/1999 prej orës 12:00 deri në ora 14:00

E mërkure (22.07.2015) – 2001 prej orës 14:00 deri në ora 16:00

E enjte (23.07.2015) – 2001 prej orës 12:00 deri në ora 14:00

 

Duhet theksuar se stërvitjet do të udhëhiqen nga koordinatori i grupmoshave të reja në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), trajneri amerikan Chris Dial, ndërsa në stërvitje do të asistojnë edhe trajnerët kosovarë.