Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Një instruktor dhe tre gjyqtarë kosovarë në Kampin në Sofje

  • Një instruktor dhe tre gjyqtarë kosovarë në Kampin në Sofje
1 Qershor 2015

Një instruktor dhe tre gjyqtarë kosovarë do të jenë pjesë e Kampit për Gjyqtarë të quajtur “Can do Basketball – Education and Training” që do të organizohet në Sofje të Bullgarisë.

Kampi do të mbahet prej 2 deri më 8 Qershor 2015, ndërsa në të do të ligjërojnë gjyqtarë me renome ndërkombëtare si Alan Richardson, Davorin Nakic, Shay Shtriks dhe Stelios Koukoulekidis.

Instruktori dhe gjyqtarët nga Kosova që do të jenë pjesë e këtij Kampi janë: Faton Kurshumlija dhe Blendi Fejza, Endrit Basha e Ngadhnjim Shabani.

“Kjo është hera e tretë që ne gjyqtarët nga Kosova do të jemi pjesë e këtij kampi, i cili është i mirëseardhur për ne duke marr parasysh faktin se përvec ligjëratave që do të kemi rastin t’i dëgjojmë nga gjyqtarë të nivelit shumë të lartë, ne gjithashtu do ta ndajmë drejtësinë në disa ndeshje miqësore që do të zhvillohen gjatë gjashtë ditëve sa do të qëndrojmë në Sofje ”, ka deklaruar Kurshumlija, i cili do të jetë në cilësinë e instruktorit nga Kosova.

Duhet theksuar se ky është edicioni i 22-të i Kampit të Gjyqtarëve “Can do Basketball-Education and Training” dhe qëllimi i organizimit të tij është zhvillimi si dhe promovimi i gjyqtarëve të basketbollit. Në të marrin pjesë gjyqtarë nga vende të ndryshme të botës, duke përfshirë këtu meshkuj dhe femra.

Për gjyqtarët tanë kjo është një përvojë e mirëseardhur, të cilët krahas punës në teori do të kenë rastin që njohuritë e tyre t’i shprehin edhe në parket duke e ndarë drejtësinë në disa ndeshje të kampionateve të gjeneratave të reja që do të luhen gjatë ditëve sa do të qëndrojnë në Bullgari.