Peja ka vazhduar me ecurinë pozitive në garat vendore dhe vetëm dy ditë pasi që e ka mposhtur Sigal Prishtinën në derbin e zjarrtë të luajtur në palestrën “Karagaci”, të hënën në Therandë e ka regjistruar një tjetër fitore në Superligën e Kosovës, duke e mundur Golden Eagle Yllin me rezultat 69:87 (26:20, 17:30, 14:7, 12:30).
Koshashënuesit më të mirë te mysafirët ishin Deliq me 16 pikë, Borwel me 13 dhe Rugova me 13 pikë. Te vendasit më efikasit ishin Scott dhe Zenelaj me nga 19 pikë secili.