Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Njëra kupë në Prishtinë, tjetra në Pejë

  • Njëra kupë në Prishtinë, tjetra në Pejë
  • Njëra kupë në Prishtinë, tjetra në Pejë
  • Njëra kupë në Prishtinë, tjetra në Pejë
  • Njëra kupë në Prishtinë, tjetra në Pejë
  • Njëra kupë në Prishtinë, tjetra në Pejë
  • Njëra kupë në Prishtinë, tjetra në Pejë
  • Njëra kupë në Prishtinë, tjetra në Pejë
  • Njëra kupë në Prishtinë, tjetra në Pejë
15 Shkurt 2016

Kupa e Kosovës në basketboll këtë vit ka ndërruar pronar. Te meshkujt trofeu u kthye pas një viti nga Peja në Prishtinë, kurse te femrat nga Prishtina shkoi në Pejë.

Sigal Prishtina të dielën mbrëma në prani të rreth 2500 shikuesve e ka mposhtur Pejën me rezultat 81:78 në një ndeshje mjaft dramatike në finalen e Ipko Kupës së Kosovës në konkurrencën e meshkujve, derisa te femrat Penza ka triumfuar ndaj Prishtinës me shifrat 91:77.

Turneu Final i Ipko Kupës së Kosovës është zhvilluar më 12 dhe 14 shkurt në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ku organizator ka qenë klubi bardhekaltër.

Willie Kemp me një trepikësh të shënuar në sekondën e fundit të takimit u bë heroi i mbrëmjes, pasi ia siguroi fitoren dhe trofeun e kupës skuadrës së Sigal Prishtinës. Rezultati ishte i barabartë 78:78 në çastet e fundit të takimit dhe kur u mendua se ndeshja do të shkoj në vazhdime nuk ndodhi kështu pasi ishte pikërisht Kemp që me një gjuajtje nga vija 6.75  (81:78) ai që realizoi dhe kështu i ngriti në këmbë të gjithë adhuruesit e ekipit bardhekaltër.

Ndeshja ishte e barabartë prej fillimit e deri në fund, me raste ishin vendasit ata që shkëputeshin në rezultat, por jo edhe aq shumë, pasi për një gjë të tillë përkujdeseshin mysafirët, të cilët nuk u dorëzuan për asnjë moment, të paktën jo deri atëherë kur Kemp me gjuajtjen për tri pikë ua shoi të gjitha shpresat se kupa do të mund të qëndronte në Pejë.

Në këtë mënyrë Sigal Prishtina u kurorëzua me kupën e 11-të që nga paslufta, kurse Peja mbeti në kuotën e dy kupave.

Dardan Berisha është shpallur MVP i finales së Ipko Kupës së Kosovës, kurse në pesëshen më të mirë kanë zënë vend: Andres Warren, Dardan Berisha, Drilon Hajrizi, Mohamed Abukar dhe Nenad Deliq.

Shpërblimet të lartpërmendurve ua ka dorëzuar drejtori i Departamentit të Sporteve të Kosovës, Ibër Alaj.

Kupën kapitenit të Sigal Prishtinës, Edmond Azemi ia dorëzuan ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Kujtim Shala dhe kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu.

Medaljet e argjendta Pejës ia dorëzuan anëtarët e Bordit të FBK-së, Valdet Spahija dhe Mentor Rruka, kurse të artat Sigal Prishtinës ia dorëzuan nënkryetari i FBK-së, Shaqir Totaj dhe anëtari i Bordit, Besim Braha.

Pas ndeshjes deklaruan:

Antonis Constantinides, trajner i Sigal Prishtinës

“E kemi merituar fitoren 100%. Ndeshja nuk ka qenë e nivelit të lartë, jo ashtu siç ishte kundër Bashkimit, ku cilësia ishte dukshëm më e mirë, por pas finales askush nuk pyet se kush luajti mirë, por kush fitoi. Pra është fitorja ajo që mbahet mend. Mendoj se në parket e kemi bërë më të mirën tonë, i përgëzoj basketbollistët e mi për angazhimin e pashoq dhe për dëshirën e madhe për të fituar. Qyteti i Prishtinës e meritoi këtë kupë duke u nisur edhe nga atmosfera që u krijua brenda në palestër. Gjithçka ishte mahnitëse. Jam i lumtur që e realizuam njërin synim të klubit, tani duhet të vazhdojmë me të tjerët”.

Dardan Berisha, basketbollist i Sigal Prishtinës

“Jam shumë i lumtur që pas dy viteve ia dolëm ta kthejmë kupën në kryeqytet. Nuk ishte aspak lehtë për ne pasi të premten e kemi pasur një ndeshje të fortë ndaj Bashkimit në gjysmëfinale dhe menjëherë pas një dite u desh të luajmë tjetër duel të fortë. Megjithatë ne ia dolëm me sukses. Nuk mund të them se fituam me fat për pikët e fundit të realizuara në sekondat e fundit, pasi në shumicën e ndeshjes kemi udhëhequr, andaj edhe fitorja dhe kupa na takoi me plotë meritë”.

Branimir Paviq, trajner i Pejës

“Luajtëm mirë, por në fund pranuam pikë dhe gjithçka mbaroi. Kështu e ka basketbolli dhe ne duhet të pranojmë këtë fakt e të ecim tutje”.

Drilon Hajrizi, basketbollist i Pejës

“Ishte një ndeshje shumë e fortë. Ne dëshëm shumë ta fitojmë këtë ndeshje dhe t’i gëzojmë tifozët tanë të flaktë ‘Shqiponjat’ që kishin ardhur nga Peja për të na përkrahur , por kësaj radhe nuk ia dolëm me sukses. Prishtinës ia uroj fitoren, ndërsa ende asgjë nuk ka përfunduar, sepse kemi ende ndeshje të kampionatit të Kosovës, si dhe të Ligës Ballkanike”.

 

Ndërkaq para ndeshjes finale të meshkujve është zhvilluar ajo në konkurrencën e femrave, ku Penza triumfoi me shifrat 91:77 ndaj Prishtinës. Bardhekaltrat ia dolën t’u bëjnë rezistencë pejaneve vetëm në dy çerekët e parë, derisa në të tretin mysafiret e thyen ndeshjen për të krijuar epërsi, të cilën arritën ta ruajnë me mjaft sukses deri në fund dhe kështu me plot meritë e fituan kupën e gjashtë që nga paslufta, derisa prishtinaset vazhdojnë të mbesin ende më të trofeshmet pasi deri më tani i kanë fituar 8 të tilla.       

Në konkurrencën e femrave, epiteti i MVP-së i ka takuar Irma Konjushës, basketbolliste e Penzës, shpërblim të cilin ia ka dorëzuar zëvendësdrejtoresha e DSK-së, Afërdita Fazlija, e cila gjithashtu ia ka dorëzuar kupën kapitenes së ekipit të Penzës, Valbona Bytyqit.

Medaljet e argjendta Prishtinës ia dorëzuan anëtari i Bordit të FBK-së, Arben Fondaj dhe anëtarja e Bordit, Learta Berisha, kurse të artat Penzës ia dorëzuan sekretari i përgjithshëm i FBK-së, Leart Hoxha dhe anëtarja e Bordit, Kimete Haliti.

Duhet theksuar se para fillimit të ndeshjes finale të meshkujve, Federata e Basketbollit e Kosovës i ka nderuar me mirënjohje për kontribut dy vëzhguesit e saj, Sejdi Mehmetin dhe Ferit Zekollin.

 

Sigal Prishtina-Peja 81:78 (20:20, 24:24, 23:23, 14:11)

Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.  

Shikues: rreth 2500.

Gjyqtarë: F. Kurshumlija, D. Mehmeti, Xh. Mumini. 

Sigal Prishtina: Kemp 8, Azemi, Peci, Shima, Berisha 25, Warren 18, Sinani, Marinov 4, Washburn 7, Morina 7, Abukar 9, Mazreku 3.

Peja:  Covingtone 5, West, Mekaj, Rugova, Veseli 9, Grapci, Deliç 17, Hajrizi 16, Davis 15, S. Zekiqi, Burwell 16, B. Zekiqi.

 

Prishtina-Penza 77:91 (14:17, 25:22, 17:29, 21:23)

Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Shikues: rreth 500.

Gjyqtarë: A.Gashi, A. Goçaj, A. Kasapolli

Prishtina: Hasani 2, E. Shatri 8, Ismaili 6, Martinaj, Nuhiu 12, Emra 4, Zeneli, Perçuku 18, Rexhepi, Braha 2, Z. Shatri 23, Rushiti 2.

Penza: Halitaj, Daci 8, Konjusha 21, Idrizaj 21, Agiç, Bytyqi 19, Krasniqi, Berisha, Z. Zeka 2, J. Zeka 20, Y. Berisha, Medunjanin.