Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ju njofton se dy ndeshjet e Superligës, Peja-Feronikeli dhe Ponte Prizreni-Lipjani, që ishin paraparë të zhvilloheshin të mërkurën (sot) janë shtyrë për të enjten (nesër).
Vendimi vjen pasi presidenti i vendit, Hashim Thaçi, të mërkurën e ka shpallur ditë zie në shenjë solidarizimi për viktimat e tërmetit në Shqipëri.
Dy ndeshjet e Superligës do të zhvillohen të enjten nga ora 19:00. Dy takimet zhvillohen në kuadër të xhiros së 13-të.
Gjithashtu ndeshja miqësore Shqipëri-Kosovë është shtyrë për një datë tjetër.
E enjte ora 19:00
Peja-Feronikeli
E enjte ora 19:00
Ponte Prizreni-Lipjani