Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Njoftim për gjyqtarë/e

  • Njoftim për gjyqtarë/e
17 Prill 2018

Rrugëtimi për formim të gjyqtarit/es të basketbollit:

Jeni të interesuar për trajnimin intensiv për gjyqtarë/e? Këtu ju paraqesim shkurtimisht pikat kryesore rreth trajnimit dhe përgjigjet në pyetjet tuaja:

Mosha 

Mosha e preferuar për fillimin e trajnimit është të jetë më së paku 16 vjeçar/e.

Kushtet

Kandidatët/et të cilët dëshirojnë të paraqiten duhet të jenë ish-basketbollist/e, njohës të lojës së basketbollit, të jenë fizikisht të përgatitur, të keni njohuri të gjuhës angleze dhe të jenë të gatshëm për punë gjatë vikendit.

Trajnimi

Trajnimi fillon me punë në grupe, puna teorike, puna praktike,trajnimi bazik.

Testimet

Pas përfundimit të trajnimit të gjithë kandidatët/et do ti nënshtrohen testimit nga njohja e rregullave të basketbollit (25 pyetje, mundësia 5 gabime) si dhe testimet fizike Yo Yo Test .

Nominimi

Pas kalimit të testimeve teorike dhe fizike, do të filloj nominimi juaj në ndeshjet e kategorive të reja, ku do të jeni në monitorim nga kolegët tuaj me përvojë.

Çka ofronë FBK?

Materialin trajnues, punën ekipore, socializimin e kandidatëve/eve, dhënien e rastit, pagesën për nominim të ndeshjeve, pajisjen me uniforma të ndarjes së drejtësisë.

Personi kontaktues:

Trajnimi do të udhëhiqet nga FIBA Instruktori Nacional për Gjyqtarë në FBK, Faton Kurshumlija, dhe do të mbahet në Prishtinë e Gjakovë.

Të gjithë të interesuarit/at duhet të dërgojnë një CV në emailin kontaktues kordinatori@basketbolli.com