Gjyqtari më i ri i licencuar nga FIBA, Elion Obërtinca, pas përfundimit të trajnimit një javor në Zagreb të Kroacisë, ka pranuar edhe nominim e parë në FIBA Women Euro Cup, që zhvillohet ndërmjet Kayser-it dhe A3 Basket Umea nga Suedia. Kjo do të jetë hera e parë për të që gjykon një ndeshje të nivelit të tillë.
Ndeshja do të zhvillohet më 24 tetor në Turqi, kurse kommissioner i ndeshjes do të jetë FIBA Instruktori Nacional i Gjyqtarëve të FBK-së, Faton Kurshumlija.
Kjo vjen falë punës së madhe të FBK-së me gjyqtarët vendorë, e që është duke u vlerësuar shumë lart nga FIBA Referee Department.