Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Orfila e Goff sjellin fitoren

  • Orfila e Goff sjellin fitoren
2 Dhjetor 2013

Trepça ka arritur fitore të rëndësishme sonte ndaj RTV 21 në Prishtinë. Në ndeshjen e luajtur në palestrën 1 tetori ekipi i udhëhequr nga trajneri spanjoll Israel Martin ka arritur të shënojë fitore me 8 pikë dallim, derisa tre çerekët e parë kanë qenë më të mirë se prishtinasit.

Ekipi i Arben Krasniqit, RTV 21, është këndellur në çerekun e fundit, por epërsia e mitrovicasve nga pjesa më e madhe e ndeshjes, ka qenë e paaritshme për ata përkundër përpjekjes.

Dyshja nën kosh e Trepçës, Jan Orfila dhe Robert Goff kanë qenë më të dalluarit te ish kampioni, duke shënuar së bashku 40 pikë.

Te RTV 21 Jeremy Price është treguar më efikasi duke shënuar 29 pikë, që e bën atë edhe koshashënuesin më të mirë të ndeshjes, por pa mundësi që të shpëtojë ekipin e tij nga humbja e shtatë e stinorit.