Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Organizohet aktiviteti për vajza në Gjakovë në kuadër të kampanjës “Her World, Her Rules”

  • Organizohet aktiviteti për vajza në Gjakovë në kuadër të kampanjës “Her World, Her Rules”
8 Mars 2020

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me FIBA Evropën, UN Women Kosovo, Komunën e Gjakovës dhe KBF Vëllaznimin kanë organizuar turneun në basketboll për vajza të reja.

Turneu është organizuar në kuadër të kampanjës së FIBA Europe Girls’ Program, “Her World, Her Rules”.

Në këtë turne, Furkan Sagklik, trajner i KBF Bashkimi dhe Pal Syla, trajner i KBF Vëllaznimi e kanë udhëhequr aktivitetin, ndërsa kanë demonstruar basketbollistet Saranda Daci dhe Jeta Zeka nga KBF Bashkimi dhe Aisha Kaid nga KBF Vëllaznimi.

Artina Hasani dhe Edita Medunjanin kanë qenë përgjegjëse nga FBK për organizimin e këtij aktiviteti.

Për tri orë në Gjakovë janë organizuar shumë lojëra dhe kishte shumë befasi për të pranishmit.

"Her World, Her Rules" është një projekt unik dhe fushatë në mediat sociale, e udhëhequr nga FIBA Europe që ka për qëllim të promovojë basketbollin e femrave dhe vajzave nëpër Evropë nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme që realizohen në partneritet me Federatat Nacionale. 

 

Federata e Basketbollit e Kosovës është pjesë e projektit FIBA Europe Girls’ Program tash e dy vite dhe është duke e implementuar me mjaft sukses këtë projekt, ku FIBA Evropa pas evaluimit të vitit të parë të projektit të FBK-së, ka vendosur që të vazhdojë mbështetjen edhe për një vit tjetër për FBK-në, e cila ka arritur që të rrisë numrin e vajzave të reja që e praktikojnë basketbollin, dhe njëkohësisht duke e rritur edhe numrin e klubeve të femrave.

Federata e Basketbollit e Kosovës është e vendosur që të punojë në masivizimin e basketbollit femëror, dhe mbështetja nga FIBA Evropa nëpërmjet projekteve të tilla si FIBA Europe Girls Program dhe kampanja “Her World, Her Rules” është rruga e duhur për të arritur këtë qëllim.

Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme e FBK-së:

“Masovizimi dhe ngritja e cilësisë në basketbollin femëror është ndër prioritet kryesore të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Tash e dy vite nëpërmjet kampanjës së FIBA Evropës “Her World, Her Rules” kemi arritur të rrisim numrin e vajzave në basketboll, por edhe interesimin për basketbollin femëror në Kosovë. Kjo na motivon shumë dhe na shtyen që të punojmë edhe më shumë në mënyrë që në të ardhmen krahas kuantitetit, të kemi edhe kualitet në basketbollin femëror në vendin tonë.

8 Marsi është një ditë e veçantë, por Federata e Basketbollit të Kosovës për çdo ditë punon për basketbollin e femrave sikur të ishte 8 Marsi.

Falënderoj UN Women Kosovo që i është bashkuar kampanjës tonë, komunës së Gjakovës për ndihmën dhe KBF Vëllaznimin”. 

Ardian Gjini, Kryetar i Komunës së Gjakovës:

“Jam shumë i lumtur që sot jam në mesin tuaj dhe jam pjesë e këtij aktiviteti kushtuar basketbollit të vajzave dhe masovizimit të këtij sporti në Komunën e Gjakovës.

Komuna e Gjakovës po bënë përpjekje maksimale që të mbështesë sportin dhe aktivitete të tilla në koordinim me Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe UN Women Kosovo janë shumë të mirëseardhura. I falënderoj të dy këto institucionë për mbështetjen e dhënë dhe shpresoj se numri i vajzave që e praktikojnë basketbollin në Komunën e Gjakovës do të rritet”.

Vlora Tuzi - Nushi, Shefe e UN Women Kosovo:

“Kam kënaqësinë dhe jam krenare që UN Women Kosovo e mbështetë këtë aktivitet, sepse vajzat meritojnë shumë më shumë. Vajzat meritojnë përkrahje dhe promovim po aq sa djemtë. Ne e dimë shumë mirë se kjo nuk është duke ndodhur për momentin, por ne do të punojmë të gjitha së bashku që të realizohet një gjë e tillë.

UN Women Kosovo është mbështetëse e madhe e aktiviteteve të femrës dhe gruas dhe që të gjitha janë të vecanta, por ky aktivitet me ju, që ka të bëjë me sport, në këtë rast me sportin tim që e dua shumë, pra basketbollin, është shumë special.

Uroj që të rritet sa më shumë numri i vajzave që e praktikojnë basketbollin në Gjakovë, por edhe më gjerë”.

Pal Syla, trajner i KBF Vëllaznimi:

“Jam shumë i kënaqur që FBK dhe UN Women Kosovo kanë vendosur ta organizojnë këtë aktivitet në Gjakovë, si dhe jemi shumë të lumtur që kemi hasur në mbështetje të parezervë të kryetarit të Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini”.