Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Pa problem për favoritët

  • Pa problem për favoritët
23 Shkurt 2015

Xhiroja XX e ETC Superligës ashtu siç edhe pritej definoi shumë gjëra në tabelë dhe e bëri më të parashikueshëm fundin e sezonit të rregullt.

Kastrioti me fitore ndaj Besës tashmnë është barazuar me këtë ekip në tabelë dhe tashmë dihet se nga dueli direkt në Pejë dhe eventualisht duelet e këtyre dy ekipeve me Vëllaznimin do të dihet kush do të mbijetojë në ETC Superligë edhe për një sezon.

Kastrioti në Ferizaj fitoi me rezultat 88:79, në ndeshjen në të cilën Besa udhëhoqi dhjetë minutat e parë, por e braktisur nga trajneri Valentin  Spaçi dhe Mustafë Merovci nuk mund të bënte më shumë.

Në ndeshjen e dytë të së shtunës, Kosova e Re Bashkimi mposhti Trepçën. Ky ekip tashmë e ka pothuajse të sigurt vendin e tretë, kurse Trepça xhiron e ardhshme në duel me Golden Eagle Yllin do të luftojë për pozitën e katërt dhe do të shihet nëse ka cilësinë e nevojshme për plasman në plejof. Kosova e Re Bashkimi në takim fitoi 97:86

Golden Eagle Ylli para Turneut Final të Kupës dhe para dueleve për plejof të ETC Superligës ishte nikoqir i Sigal Prishtinës në Suharekë.

Kampioni aktual i Kosovës nuk lejoi befasi në këtë ndeshje dhe për dallim nga dueli i kaluar në Suharekë, ku Sigali fitoi me një pikë dallim, në këtë ndeshje rezultati ishte 70:85.

Peja arriti edhe një fitore të lehtë dhe të pritur para sfidave të Turneut Final të Kupës.ky ekip në Gjakovë mposhti Vëllaznimin me rezultat 100:72.