Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Paviq dhe Ilievski të matur para Salamander Superkupës

  • Paviq dhe Ilievski të matur para Salamander Superkupës
  • Paviq dhe Ilievski të matur para Salamander Superkupës
  • Paviq dhe Ilievski të matur para Salamander Superkupës
24 Shtator 2015

Kur kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri te Salamander Superkupa e Kosovës në basketboll, ku në “Karagaçi” do të takohen Peja dhe Sigal Prishtina, trajnerët e të dyja skuadrave, Branimir Paviq dhe Marjan Ilievski janë shprehur të matur në prag të këtij ballafaqimi.
Peja është fituese e Kupës së Kosovës për edicionin 2014/15, kurse Prishtina është kurorëzuar me titullin e kampionit në të njëjtin edicion dhe për këtë arsye këto dy ekipe do t’i matin forcat për Salamander Superkupën.

Paviq e sheh Prishtinën si favorite
Trajneri i Pejës, Branimir Paviq është i vetëdijshëm se Prishtina është favorite në këtë ballafaqim duke u nisur edhe nga fakti se ka bërë investime më të mëdha në skuadër pasi që krahas garave vendore e Ligës Ballkanike (BIBL), ajo do të marr pjesë edhe në FIBA Europe Cup. Sidoqoftë Paviq pret një atmosferë të zjarrtë në “Karagaçi”, ndërsa ka premtuar që ekipi i tij do të bëjë të pamundurën për të treguar lojë cilësore, e cila do t’i kënaq të gjithë adhuruesit e basketbollit: “Përgatitjet kanë shkuar mjaft mirë. Edhe pse nuk kemi zhvilluar shumë ndeshje kontrolluese, unë jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve. Mirëpo mendoj se ndeshja e Superkupës po vjen në një moment të pavolitshëm për arsye se skuadra ende nuk e ka arritur formën e duhur. Përkundër kësaj ne do të hyjmë në ndeshje të përqendruar dhe do ta japim maksimumin nga vetja në mënyrë që të nxjerrim rezultat pozitiv. Po ashtu tifozët tanë pritet të jenë në numër sa më të madh dhe ky do të jetë një tjetër motivim për ekipin tonë”.


Ilievski pret progres
Në anën tjetër, trajneri i Prishtinës, Marjan Ilievski pret që ekipi i tij të ketë progres prej ndeshjes së Superkupës e tutje: "Fillimi i përgatitjeve është pjesa më e vështirë për lojtarët, aq më shumë për lojtarët e rinj, pasi që duhet të ballafaqohemi me lëndimet nga mbingarkesa e madhe. Unë jam i kënaqur me pjesën më të madhe të përgatitjeve dhe angazhimin e basketbollistëve dhe pres që në periudhën që vjen të kemi një përmirësim progresiv. Pra kemi zhvilluar disa ndeshje miqësore ku kemi pasur rastin të shohim se ku jemi momentalisht dhe të njëjtën gjë do ta bëjmë edhe në ndeshjen e Superkupës së Kosovës, e cila po ashtu do të na shërbejë si një pasqyrë më e qartë për edicionin e ri. Unë jam i bindur se do të jetë një duel i fortë me një atmosferë të zjarrtë dhe ku do të kemi rastin që të gjithë të kënaqemi me basketboll cilësor”.

Peja dhe Sigal Prishtina do të takohen të shtunën me fillim nga ora 20:10 në palestrën “Karagaçi”, me ç’rast do të luftojnë për trofeun e Salamander Superkupës së Kosovës.