Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Peci në Pesëshen më të Mirë, kryetari Belegu ndan medaljet e bronzta

  • Peci në Pesëshen më të Mirë, kryetari Belegu ndan medaljet e bronzta
  • Peci në Pesëshen më të Mirë, kryetari Belegu ndan medaljet e bronzta
15 Korrik 2016

Përfaqësuesja U-18 e Azerbajxhanit është shpallur kampione e Divizionit C pasi të premten në finale e ka mposhtur Andorrën me rezultat 74:57.

Ndërkaq në të njëjtën ditë Kosova e ka mundur San Marinon në luftë për medalje të bronztë dhe atë me rezultat të thellë 100:57.

Në ceremoninë solemne të mbylljes së Kampionatit Evropian U-18, Divizioni C, numri një i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Erolld Belegu i ka ndarë medaljet e bronzta, në këtë rast ato i kanë takuar djelmoshave të trajnerit, Dritëro Sefaja.

Basketbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Etnik Peci, i cili vitin e kaluar po në San Marino është zgjedhur MVP i Kampionatit Evropian U-16, Divizioni C, sivjet ka zënë vend në Pesëshen më të Mirë të Kampionatit Evropian U-18, Divizioni C.

Duhet theksuar se një vit më parë në të njëjtën palestër Kosova U-16 u pati shpallur nënkampione e Divizionit C, pasi që në finale u pati mposhtur nga nikoqiri, San Marino.