15 Dhjetor 2013
Peja ka vazhduar formën e mirë të saj që prej derbit ndaj Sigal Prishtinës në Karagaç. Prej asaj dite Peja nuk din për humbje si në arenë ndërkombëtare ashtu edhe në ETC Superligë.
Viktimë e tyre e radhës ishte Drita e Gjilanit e cila u mposht nga pejanët me mbi 30 pikë dallim, 72-106.
Peja kështu ende mban vendin e dytë në tabelë me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Peja pret Kastriotin në Karagaç xhiron e radhës, derisa Drita shkon në Prizren për tu ndeshur me Bashkimin.