Ekipi i Pejës nesër zhvillon një prej ndeshjeve më të rëndësishme në fazën e grupeve në ligën ballkanike BIBL. Ky ekip është mysafir i Kumanovës dhe kërkon fitore në mënyrë që të pozicionohet më mirë se rivali nga Maqedonia në atë që është një grup shumë i fortë me ekipe të përafërta në cilësi.
Kumanova i ka humbur dy ndeshjet e fundit në ligën e Maqedonisë nga dy ekipet më të forta të asaj lige – Rabotnicki dhe MZT-ja. Peja ndërkaq kthehet në BIBL pas katër javësh pauzë dhe është në seri të shkëlqyeshme të fitoreve në ETC Superligë.
Sidoqoftë, është vështirë të thuhet nëse forma e kampionateve kombëtare do të jetë vendimtare në këtë ndeshje, që fillon nesër në ora 19:00.