Peja e udhëhequr nga Daniel Lutz ka dalë në vendin e parë të ETC Superligës pas fitores së sontme ndaj Bashkimit, përkohësisht.
Peja ka mposhtur thellë Bashkimin sonte me diferencë prej 36 pikëve, 107-71. Bashkimi ka qenë rival i denjë vetëm në çerekun e parë, kurse prej asaj të dytës Peja ka treguar se është një cilësi tjetër.
E kjo më së miri u vërejt në mbrojtje, ku pejanët nuk lejuan Bashkimin të shënojë më shumë se 11 pikë në çerekun e dytë dhe të katërt, ku krijuan dallimin më të madh për rezultatin përfundimtar.
Drilon Hajrizi ka qenë koshashënuesi më i mirë i ndeshjes me 27 pikë, ndërsa pas tij më të mirë te ekipi verdhë e zi sipas pikëve kanë qenë Fred House dhe Teo Simovic me nga 16 pikë të shënuara.
Te Bashkimi Justin Cecil ka shënuar 15, derisa Josip Blajic 10 pikë. Përveç kësaj dysheje asnjë basketbollist nga ekipi prizrenas nuk ka arritur të kalojë pragun e 9 pikëve, ku kanë mbetur Bruno Daliu, Dino Erceg dhe Denis Vrsaljko.