6 Nëntor 2013
Kampionja e Kosovës në basketboll, Peja, ka mposhtur Dritën e Gjilanit bindshëm sonte në Karagaç me rezultat 108-47.
Peja e nisi mirë ndeshjen duke përfunduar çerekun e parë me 22 pikë dallim, ndërsa loja sa shkonte dallimi në rezultat rritej.
Në fund, Peja arriti të mposht Dritën me 61 pikë epërsi, duke e regjistruar fitoren e pestë në ETC Superligë. Drita ka humbur ndeshjen e parë që prej fillimit të kampionatit kur u mposht nga Sigal Prishtina.