Peja sot ka hapur një kaptinë të re të basketbollit kosovar duke debutuar në gara ndërkombëtare në ndeshjen e parë të saj në kuadër të BIBL ndaj Kozuvit.
Kampionja e Kosovës në basketboll është mposhtur me rezultat të ngushtë 84-79 ndaj ekipit maqedon, përkundër se kishte epërsi në pjesë të parë të ndeshjes.
Ndër më të dalluarit te skuadra pejane ishin Fred House, George Oduwufa dhe Vedran Morovic. Kjo ka qenë ndeshja e parë e Pejës në BIBL, ndërsa nesër në këtë ligë debuton edhe fituesja e Kupës së Kosovës, Sigal Prishtina.