Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Peja dhe Golden Eagle Ylli fitojnë derbit

  • Peja dhe Golden Eagle Ylli fitojnë derbit
  • Peja dhe Golden Eagle Ylli fitojnë derbit
2 Shkurt 2015

Peja e ka mposhtur Trepçën në atë që në letër konsiderohej derbi ose ndeshja më e fortë e xhiros XVII të ETC Superligës.

Ekipi pejan pas humbjes nga Sigal Prishtian dhe në pritje të transfereve të shumta para fazës së dytë të ligës ballkanike BIBL e mposhti Trepçën duke ia ndërprerë serinë prej dy fitoreve me radhë dhe duke e konfirmuar bindjen se ekipi mitrovicas mund të shkojë në plejof vetëm nga pozita e katërt.

Peja e përfundoi çerekun e parë me rezultat 27:10 dhe aty e tutje, përkundër oscilimeve e kishte të mundur ta kontrollonte lojën dhe në fund të shënojë fitore 87:77.

Në ndeshjen tjetër të së shtunës Kosova e Re Bashkimi e mposhti Kastriotin në Ferizaj. Ishte kjo një ndeshje që pati finish dramatik edhe pse Kosova e Re Bashkimi hyri me epërsi prej 22 pikëve në çerekun e katërt.

Mirëpo, të udhëhequr nga Keith Gabriel i cili shënoi 50 pikë, ferizajasit deri në fund tentuan të kthehen në lojë. Sidoqoftë në fund Kosova e Re Bashkimi u tregua ekip më i vëmendshëm dhe shënoi fitore të merituar.

Golden Eagle Ylli shënoi fitore të rëndësishme në Gjakovë dhe tashmë ky ekip është vendosur në pozitë që të luftojë për plejof varësisht nga duelet direkte me Trepçën.

Golden Eagle Ylli fitoi me rezultat 91:83 në ndeshjen ku Vëllaznimi u paraqit me përbërje tërësisht vendore meqë Brooks duket se nuk është më pjesë e ekipit, kurse Hajdic mungoi për shkak të lëndimit.

Sigal Prishtina ndërkaq, mposhti Besën në Pejë. Ishte kjo  edhe një fitore e lehtë për kampionët në ETC Superligë, para sfidave të vështira dhe të rëndësishme në ligën BIBL.

Sigal Prishtina fitoi 80:59 në ndeshjen ku nuk u paraqit me përbërje të plotë, kurse Besa mbetet në kuotën e 3 fitoreve nga 17 ndeshje.