EUROHOLD Balkan League ka bërë të ditur oraret e ndeshjeve për kampionen e Kosovës Pejën dhe fituesen e Kupës së Kosovës, Sigal Prishtinën, në Balkan League.
Kështu, Peja e cila takimin e saj do ta zhvillojë kundër KK Kozuv nga Gjevgjelia e Maqedonisë do të fillojë ndeshjen nga ora 19:00 më 15 tetor, derisa Sigal Prishtina që është mysafire gjithashtu në xhiron e parë, do të ndeshet me KK Kumanovën një ditë më vonë pra më 16 tetor me fillim nga ora 17:30.
Orari dhe gjyqtarët e ndeshjeve:
19:00 - 15 Tetor 2013
KK Kozuv - KB Peja (Zoran Sutulovic, Ognjen Jokic dhe Milosav Kaludjerovic - të gjithë nga Mali i Zi); Komisioner i ndeshjes do të jetë: Dejan Lekic nga Maqedonia.
17:30 - 16 Tetor 2013
KK Kumanovo - KB Sigal Prishtina (Zoran Sutulovic, Ognjen Jokic dhe Milosav Kaludjerovic - të gjithë nga Mali i Zi) Komisioner i ndeshjes do të jetë: Kamen Toshev nga Bullgaria.