Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Peja e fitoi edhe një tjetër ndeshje në kohën shtesë

  • Peja e fitoi edhe një tjetër ndeshje në kohën shtesë
19 Janar 2017

Pejës i janë nevojitur sërish pesë minuta shtesë, por sërish ka fituar.

Verdhezinjtë kanë triumfuar të mërkurën mbrëma me rezultat 80:75 kundër Trepçës në palestrën "Karagaçi" dhe kështu e kanë ruajtur pozitën e parë në Grupin B.

Ky rezultat do të thotë se Peja dhe Feni Industries kanë bilanc prej 6 fitore e 3 humbje dhe kështu do të mbetet të shihet në xhiron e fundit të grupit se cila do të jetë ajo skuadër që do ta përfundoj edicionin e rregullt në vendin e parë.

Kjo po ashtu do të thotë se Sutjeska do të përfundoj e treta në grup, kurse Karpos Sokoli në pozitën e katërt.

Trepça dhe Tirana do të mbesin jashtë kualifikimit për në fazën e dytë, edhe pse mitrovicasit kanë bilanc të njëjtë me Karpos Sokoli-n, pra 4 fitore e 6 humbje, por  klubi maqedonas është në avantazh në ndeshjet e zhvilluara ndërmjet këtyre tri skuadrave.

Cameron Rundles ishte më i dalluari te Peja me 24 pikë, ndërsa Noah Dahlman ka shtuar 14 pikë e 12 kërcime, si dhe LaMarcus Reed ka kontribuar me 11 pikë e 10 kërcime.

Montreal Scott pati paraqitje shumë të mirë nga radhët e mysafirëve me 16 pikë, 12 kërcime e 11 asistime, kurse Frederic Stutz realizoi 13pikë e 6 kërcime, si dhe Besnik Azemi e përmbylli duelin me 12 pikë e 4 asistime.