Pas fitores kundër ekipit qipriot, Petrolina AEK, Peja ka udhëtuar për në Turqi e motivuar për ballafaqimin me skuadrën turke Gaziantep në qytetin me të njëjtin emër.
Kjo ndeshje i takon xhiros së tretë të grupit G në FIBA Europe Cup dhe do të zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 17:00.
Peja e ka edhe një humbje të regjistruar në kuadër të këtij grupi nga klubi rumun Cluj, derisa Gaziantep në dy duelet e para ka triumfuar ndaj Petrolina AEK, kurse është mundur nga Cluj.
Alban Veseli, basketbollist i Pejës:
"Do të jetë shumë vështirë të kërkojmë fitore ndaj Gaziantep-it që është një ekip shumë i fortë. Mirëpo unë shpresoj të kemi një paraqitje të mirë, pasi kjo është e rëndësishme për duelet që i kemi në xhirot e ardhshme. Ne tashmë kemi dëshmuar se mund të garojmë në FIBA Europe Cup që ka shumë cilësi dhe shpresoj që të sigurojmë kalimin në fazën tjetër".