Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Peja e mbylli me humbje aventurën debutuese në FIBA Europe Cup

  • Peja e mbylli me humbje aventurën debutuese në FIBA Europe Cup
22 Nëntor 2016

Peja nuk ka qenë edhe shumë larg fitores kundër Gaziantep-it në xhiron e gjashtë të Grupit G në FIBA Europe Cup, por efikasiteti i dobët në çerekun  e fundit u ka pamundësuar pejanëve triumfin e me këtë rast edhe shpresën për kualifikim tutje në këtë garë.

Verdhezinjtë u mposhtën nga turqit e Gaziantep-it të martën mbrëma në “Karagaçi” me rezultat 76:66 (15:21, 24:20, 18:14, 19:11).  

Në rast se Peja do të shënonte fitore ndaj Gaziantep-it, atëherë është dashur të pres edhe rezultatin e ndeshjes së të mërkurës ndërmjet Petrolina AEK dhe Cluj-it, si dhe në të njëjtën kohë të shpresojë në humbje të qipriotëve.

Por e gjithë kjo matematikë e bërë nga  trajneri i skuadrës pejane, Aleksandar Todorov shkoi huq, pasi ai së bashku me pjesën tjetër të ekipit u desh të pajtohen me disfatën e përjetuar në “Karagaçi”, por edhe me eliminimin nga garat e mëtutjeshme në FIBA Europe Cup.

Sidoqoftë për verdhezinjtë ky ka qenë edicioni debutues në FIBA Europe Cup, ku në kuadër të Grupit G kanë regjistruar 1 fitore, kundër Petrolina AEK-ut, derisa janë mundur nga dy herë në përballje me Cluj-in dhe Gaziantep-in.

Mirëpo me paraqitjet që i ka pasur Peja në kuadër të grupit ka lënë mbresa shumë të mira në parketet evropiane, ani pse nuk ka arritur të vazhdoj tutje në këtë garë.

Përballja në mes Pejës dhe Gaziantep-it, nuk nisi mirë për nikoqirët, por më pas ata u këndellën dhe kështu bënë që çereku i parë t’u takoi atyre me shifrat 21:15. Dhjetëminutëshi i dytë ishte më i baraspeshuar, ku ekipet shkuan në pushim me rezultat 41:39 në të mirë të Pejës. Në çerekun e tretë mysafirët shfaqën lojë dukshëm më të mirë se në pjesën e parë dhe kjo bëri që ata çerekun e tretë ta përfundojnë në dobi të tyre me 18:14, kurse të njëjtën gjë e bënë edhe në dhjetëminutëshin e fundit, në të cilin pejanët nuk ishin efikas si në 30 minutat e para dhe kjo gjë në fund iu kushtoi edhe me humbje me 10 pikë dallim.

Më të dalluarit te Peja ishin Noah Dahlman me 13 pikë e 6 kërcime, Alban Veseli me 14 pikë, LaMarcus Reed me 14  dhe Mirza Ahmetbashiq me 13 pikë, kurse te Gaziantep-i më efikasit ishin Will Cherry me 12 pikë, 8 kërcime e 6 asistime,  Andy Rautins me  20 pikë, Davon Jefferson me 12 dhe Deyan Ivanov me 11 pikë.