Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Peja e paralajmëron Bashkimin

  • Peja e paralajmëron Bashkimin
15 Prill 2015

Takimi derbi në letër ndërmjet Kosova e Re Bashkimit dhe Pejës që është zhvilluar sonte në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren ka përfunduar me rezultat 60:75.Mysafirët dominuan gjatë gjithë ndeshjes duke mos hasur në vështirësi për të arritur deri te fitorja e radhës në elitën e basketbollit kosovar. Më i dalluari te Peja ishte Drilon Hajrizi me 31 pikë, 8 kërcime e 5 asistime, derisa Mario Austin dhe Fisnik Rugova kanë kontribuar me 13, përkatësisht 10 pikë. Në anën tjetër te Bashkimi më efikasit ishin Mujo Tuljkoviç me 16 pikë e 11 kërcime dhe Mark Dawson me 20 pikë e 9 kërcime. Për verdhezinjtë kjo ishte fitorja e katërt karshi portokallinjve në edicionin e rregullt. Pikërisht këto dy skuadra do të takohen edhe në gjysmëfinale të “play-off”-it të ETC Superligës së Kosovës.