Peja e ka shijuar humbjen e parë në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL).
Verdhezinjtë janë mposhtur të enjten mbrëma në kryeqytetin shqiptar nga Tirana me shifrat 76:73 (19:15, 14:35, 15:7, 28:16) në kuadër të Grupit B në Ligën Ballkanike.
Peja edhe pse nuk ia doli ta fitoj cerekun e parë, i cili u takoi tiranasëve, megjithatë në dhjetëminutëshin e dytë basketbollistët e kësaj skuadre shkëlqyen në cdo element të lojës, andaj edhe cereku i dytë përfundoi në dobi të tyre me rezultat 35:14, derisa ekipet shkuan në pushim me shifrat 50:33.
Dhe kur u mendua që Peja do ta nis aty ku e la, ndodhi e kundërta, pasi ishte tani Tirana ajo skuadër që e diktonte ritmin e lojës në cerekun e tretë, ku edhe arriti që të ndal pejanët të vetëm 7 pikë, derisa vetë shënuan 15 sosh.
Në cerekun e katërt Tirana nuk u ndal për asnjë cast, përkundrazi vazhdoi të dominonte dhe me lojë shumë të mirë arriti që së pari të barazojë rezultatin dhe më pas edhe ta fitoj gjithë ndeshjen me tri pikë dallim.
Endrit Hysenagolli pati paraqitje të mirë te Tirana me 22 pikë, kurse Manuel Johnson ka shtuar 17 dhe Griffin Ramme kontribuoi me 16 pikë e 5 asistime.
Te Peja më efikasit ishin Noah Dahlman me 20 pikë, Mirza Ahmetbashiq me 19 dhe Alban Veseli me 11 pikë.