Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Peja e synon fitoren e dytë radhazi në BIBL

  • Peja e synon fitoren e dytë radhazi në BIBL
10 Nëntor 2015

Peja të mërkurën me fillim nga ora 19:30 në “Karagaçi” është nikoqire e ekipit nga Sofja, Levski 2014 në kuadër të xhiros së katërt të Grupit B të Ligës Ballkanike (BIBL).Klubi bullgar në këtë fazë të edicionit në BIBL ka regjistruar 2 fitore nga po aq ndeshje të zhvilluara, derisa pejanët kanë bilanc prej 1 fitore e 1 humbje.

Synimi i Pejës është që të vazhdojë me serinë e fitoreve në Ligën Ballkanike dhe t’ia shkaktoj humbjen e parë Levski 2014.

Drilon Hajrizi, basketbollist i Pejës:  “Levski ka skuadër shumë të mirë. Pa marrë parasysh që luajmë si vendas ne duhet të kemi kujdes të madh. Nëse angazhohemi si në ndeshjet e kaluara dhe me ndihmën e tifozëve tanë, mendoj se do t’ia dalim që në fund të takimit të nxjerrim rezultat pozitiv.  Jemi shumë të motivuar. Do të mundohemi ta japim maksimumin dhe natyrisht nëse angazhohemi nga minuta e parë e deri tek ajo e fundit, atëherë fitorja do të vije vetvetiu”.

Duhet theksuar se Peja në start të edicionit në Ligën Ballkanike është mposhtur nga Bashkimi në Prizren (82:73), kurse ka triumfuar në “Karagaçi” kundër Teodo-s nga Tivati i Malit të Zi (83:79). Në anën tjetër Levski 2014 ishte skuadër më e mirë se Lovcen Basket (99:72) dhe se Bashkimi (77:60).