Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Peja fiton derbin

  • Peja fiton derbin
30 Nëntor 2013
Kampionja e Kosovës në basketboll, Peja ka arritur që të mposht Sigal Prishtinën në ndeshjen e zhvilluar sonte në Karagaç. 
 
Peja ishte duke udhëhequr gjatë gjithë ndeshjes dhe pranë rezultatit 70-66, ndeshja u ndërpre 5 minuta e 23 sekonda para përfundimit të saj. 
 
Në këto momente gjyqtarët për shkak të hudhjeve të gjësendeve dhe fyerjeve nga publiku vendosën që të zbrazin njëherë njërën pjesë, e pastaj edhe tërë sallën nga shikuesit. 
 
Pikërisht në këto momente edhe ekipi i Pejës u largua për në zhveshtore. 
 
Pas zbrazjes së palestrës, konform propozicioneve të garave, u lëshua semafori për kthimin e ekipeve në fushën e lojës. Ekipi i Pejës u rikthye në afat dhe ndeshja vazhdoi. 
 
Peja edhe në pjesën e mbetur të lojës vazhdoi të udhëheq dhe në fund arriti fitore. 
 
Kështu Peja arriti t'ia shkaktojë humbjen e parë Sigal Prishtinës me rezultat 83-78.
Basketbollisti më i dalluar te Peja ishte Frederick House me 20 pikë të shënuara, derisa te Sigal Prishtina, ish lojtari i Pejës, Dardan Berisha me 19 pikë.