Pejanët kanë hequr të zitë e ullirit në ndeshjen ndaj Trepçës për të shënuar fitore sot në palestrën sportive të Malishevës, aty ku Trepça luan përkohësisht ndeshjet si vendas.
Trepça i ka bërë ballë pjesën më të madhe të ndeshjes Pejës dhe ka qenë shumë afër të bëj befasinë e dorës së parë, por në fund pejanët konsoliduan radhët për të shënuar fitore me 9 pikë dallim, 67-76.
Me këtë fitore, Peja ka regjistruar të tetën në ETC Superligë, duke vazhduar të mbetet me një humbje në kampionat, derisa mitrovicasit, të cilët nuk patën fat sot, kanë regjistruar humbjen e pestë, por me koshaverazh qëndrojnë ende në vendin e tretë të tabelës së ETC Superligës.