Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Peja i revanshohet Kozuvit

  • Peja i revanshohet Kozuvit
21 Janar 2014

Skuadra e Daniel Lutz, Peja, ka arritur të shënojë fitoren e katërt në kuadër të ligës ballkanike duke e mposhtur Kozuvin e Maqedonisë sonte në palestrën e sporteve Karagaç të Pejës.

Ekipi pejan ka qenë gjatë gjithë ndeshjes më i mirë se ai maqedon, duke iu revanshuar kështu për humbjen e pësuar në xhiron e parë të ligës ballkanike.

Peja mposhti Kozuvin 68-62, derisa basketbollisti më efikas te fituesit ishte amerikani Mario Edwards me 21 pikë të shënuara dhe 9 asistime të regjistruara.

Pas kësaj fitoreje Peja ka bilanc 4 fitore e 5 humbje dhe gjindet në pozitën e gjashtë të tabelës.