30 Prill 2014
Në ndeshjen e mbetur nga xhiroja e XIX e ETC Superligës, Peja ka shënuar fitore ndaj Besës për tu përforcuar në vendin e parë të tabelës me dy ndeshje më shumë të zhvilluara se Sigal Prishtina.
Kampionja në fuqi e Kosovës, Peja ka mposhtur Besën me rezultat 95-79, për të regjistruar fitoren e 23-të në ETC Superligë.
Kjo ndeshje ka qenë e shtyer për shkak se Peja luante atëherë përballjen vendimtare të BIBL ndaj Balkan Botevgrad.