5 Mars 2015
KB Peja është gjysëmfinalisti i dytë i Ligës Ballkanike. Ekipi pejan e mposhti Mornarin, në Bar me rezultat 72:65. Me këtë rezultat, Peja ka siguruar vendin e parë të Grupit C, me 4 fitore dhe 2 humbje.
Lojtarët më efikas të Pejës ishin Jozo Brkic me 19 pikë dhe 9 kërcime, Alban Veseli me 14 pikë dhe Jaleel Nelson me 10 pikë.
Ndërsa, lojtarët më efikas të Mornarit ishin Ivan Jelenic me 18 pikë dhe 5 asistime dhe Miroslav Damjanovic me 11 pikë dhe 5 kërcime.