Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Peja mposhtet nga Kumanova

  • Peja mposhtet nga Kumanova
22 Shkurt 2017

Peja është mposhtur të mërkurën mbrëma si mysafire në Kumanovë në kuadër të Grupit D në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL).

Njëherësh kjo është java e tretë e fazës së dytë të BIBL-it. Takimi në mes Kumanovës dhe Pejës ka përfunduar me rezultat 80:76 dhe tani ekipi nga Maqedonia ka bilanc prej 4:1, kurse ai nga Kosova 2:3.

Kumanova me këtë fitore ka avancuar tutje për në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike, derisa Peja e ka edhe një shans tjetër për të avancuar tutje në këtë garë, kur do të jetë nikoqire e Teodo-s në ndeshjen që do të zhvillohet më 1 mars, kurse Kumanova do të përballet me Karpos Sokoli-n në të njëjtën ditë.

Danilo Mijatoviq me 31 pikë e 11 kërcime ka shkëlqyer te skuadra fituese, derisa Dimitar Karagjovski dhe Radoslav Pekoviq kanë shtuar secili nga 10 pikë.

Te Peja më efikasit ishin Alban Veseli me 28 pikë, Mirza Ahmetbashiq me 13, Noah Dahlman me 12 dhe Cameron Rundles me 10 sosh.