Peja ka shënuar fitore në Ligën Ballkanike, duke e mundur Sutjeskën me rezultat 83:64. Pas kësaj ndeshje Peja e kryeson tabelën e Grupit A me 10 pikë.
Vendasët filluan më mirë duke krijuar epërsi prej 7 pikë në vetëm tre minutat e para. Kjo epërsi vazhdoi për disa minuta të ardhshme, por në fund të çerekut të pare zbriti në 4 pikë, kurse pjesën e parë të ndeshjes Peja e përmbylli me 2 pikë epërsi.
Pjesën e dytë të ndeshjes pejanët e filluan me lojë të shkëlqyer dhe krijuan epërsi deri në 22 pikë dhe me komoditet e përfunduan ndeshjen me 19 pikë epërsi.
Alban Veseli ishte lojtari më efikas i Pejës i cili shënoi 18 pikë ndërsa për Sutjeskën, Nikola Zizic shënoi 11 pikë.
Me këtë fitore Peja për herë të parë është në pozitën e parë të grupit A me 4 fitore dhe 2 humbje.